Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-futbolliti i kombëtares izraelite, Lior Asulin është vrarë nga terroristët e Hamasit në një festival muzikor që po mbahej në Izrael.
Hamasi shënjestroi festivalin mëngjesin e së shtunës duke e sulmuar me raketave, sulme nga të cilat mbetën të vdekur rreth 260 persona ku mes tyre ishte dhe Asulin, i cili përveç kombëtares së Izraelit, ka luajtur dhe me ekipet vendase të Hapoel Sheeva dhe Hapoel Tel Aviv.
Lajmi i rëndë u bë i ditur nga vetë ekipi i Hapoel Tel Aviv përmes një postimi në X, ku shprehen se “Me pikëllim të madh, u informuam se ish-lojtari ynë Lior Asulin u vra nga terroristët në festën në Reim”.