A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Çekisë dhe Shqipërisë, e cila do të nisë në orën 20:45.
Dilema e vetme ishte Asllani, i cili ia ka dalë në momentet e fundit dhe do të jetë në formacion për këtë sfidë delikate të kuqezinjve.
Pas humbjes me Gjeorgjinë, kuqezinjtë do të kërkojnë të rikthehen te triumfi, ndonëse përballë është një kundërshtar i vështirë dhe fizik.
Siç e tha edhe trajneri Silvinjo, në “Epet Arena” të Pragës, pritet të jetë një përballje shumë e bukur dhe luftuar.
Në të kaluarën, Shqipëria është përballur tre herë me Çekinë, ku kuqezinjtë kanë marrë një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet kualifikuese të Europianit të kaluar dhe një fitore për çekët në miqësore.