E ndëshkoi me të kuq, futbollisti tenton të godasë arbitren (VIDEO)

3 May 2022, 12:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E ndëshkoi me të kuq, futbollisti tenton të godasë arbitren
Në foto: Futbollisti i Nautiko, Xhin Karlos tentoi të godiste gjyqtaren e takimit Debora Çeçilia

Një episod dhune është regjistruar në ndeshjen mes Nautiko dhe Retro në kampionatin Pernambukano në Brazil. Futbollisti i Nautiko, Xhin Karlos tentoi të godiste gjyqtaren e takimit Debora Çeçilia pasi ajo e ndëshkoi me karton të kuq pas një rishikimi në VAR.

Karlos kishte goditur një futbollist të skuadrës së Retro disa minuta më parë, me episodin që u rikthye në vëmendjen e gjyqtares nga ana e VAR-it.

Karlos menjëherë pas ndëshkimit e humbi toruan duke tentuar të godasë gjyqtaren e takimit, por futbollisti u ndalua menjëherë nga shokët e tij të skuadrës.

Pas këtij episodi pritet një ndëshkim i rëndë nga ana e autoriteteve të futbollit brazilian.


Video