Në gjurmët e gjyshit, nipi i Muhamed Ali fiton ndeshjen e pestë me KO në boks (Video)

2 May 2022, 16:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në gjurmët e gjyshit, nipi i Muhamed Ali fiton ndeshjen e pestë

Gjyshi i tij është boksieri më i madh i të gjitha kohërave, por nipi tashmë pretendon që të ecë në gjurmët e tij.

Nico Ali Walsh shpreson që të korrë sukseset e Muhamed Ali në ring. Ai është në hapat e parë të karrierës dhe ndeshjen e radhës e pati me Alehandro Ibarra. Këtë të fundit e palosi që në raundin e parë të ndeshjes.

Kjo është fitorja e pestë për Nico Ali Walsh, që boksin e ka trashëguar në gen siç duket nga gjyshi i vet.

21-vjeçari është djali i Rasheda Ali, vajza e dytë e Muhamed Ali. Ajo që spikat është se edhe katër ndeshjet e para, Nico i ka fituar po me knock out.

Muhamed Ali vdiq në vitin 2016-të. Ai konsiderohet si boksieri më i madh i të gjitha kohërave, ndërkohë që spikati gjatë viteve të karrierës edhe për refuzimin për t’iu bashkuar luftës në Vietnam.


Video