E ardhmja e Igli Tares sërish në Itali, një klub i rëndësishëm i Serisë A e kërkon si drejtor sportiv

29 February 2024, 21:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E ardhmja e Igli Tares sërish në Itali, një klub i
Igli Tare

Igli Tare nuk duket se do të qëndrojë edhe për shumë kohë larg punës. Zërat e merkatos flasin për një interes nga Fiorentina, që është gati për të zëvendësuar Daniele Prade-n në verë.

Sipas mediave italiane emri që klubi viola pëlqen në rolin e drejtorit sportiv është ai i Igli Tares, që ka një eksperiencë të suksesshme dhe e njeh mjaft mirë ambientin në futbollin italian. 

Vlonjati është njeriu i duhur për objektivat e klubit nga Firence, i fokusuar te rritja e ekipit, por i vëmendshëm ndaj buxheteve, ashtu si te Lacio. 

Gjithsesi për momentin këto janë vetëm zëra, ndërsa Tare në një intervistë të fundit me TV Play në Twitch deklaroi: “Për mua Italia ka një rol themelor, ndihem plotësisht i rikuperuar për një projekt të ri këtu ose jashtë vendit”.


Video