U dënua me 4 VITE burg për përdh*nim, Barcelona “fshin” Alveshin nga lista e legjendave

27 February 2024, 15:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U dënua me 4 VITE burg për përdh*nim, Barcelona
Dani Alves

Barcelona ka hequr ish-mbrojtësin e Blaugranas, Dani Alves nga faqja e saj në rubrikën “Legjendat” pas dënimit të tij me 4 vjet e 6 muaj për sulm seksual.

Një qëndrim i qartë i mbajtur nga klubi katalanas ndaj brazilianit të dënuar nga drejtësia për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në banjat e klubit të natës Sutton në Barcelonë, natën mes 30 dhe 31 dhjetor 2022.

Dani Alves, futbollisti i dytë më i suksesshëm në histori me 43 tituj të tejkaluar vetëm nga Leo Messi, ka luajtur 408 ndeshje me Barcelonën, duke fituar 3 Champions League, 3 Superkupa Spanjolle, 3 Kupa Bote, 6 kampionate, 4 Copa del Rey dhe 4 Superkupa të Spanjës. Pavarësisht kësaj, statusi i tij si ‘Legjendë’ i klubit u anulua për shkak të asaj që ndodhi.


Video