Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo.
Sportistja nga Kosova fitoi medaljen e artë në Evropianin që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Distria e nisi me fitore bindëse ndaj ukrainases Anna Borodina, ndërsa në finale, kampionia olimpike mposhti italianen Odette Giuffrida dhe u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja tjetër nga Kosova, Flaka Loxha u eliminua në raundin e dytë duke u mposhtur nga kroatja Tihea Topolovec.
Ky është titulli i dytë europian për Krasniqin. Ajo ka fituar edhe dy medalje të argjendata si edhe dy të bronxta.