Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën

24 April 2024, 13:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën
Refik Halili

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të pezullojë ankandin për shitjen e aksioneve të klubit të Tiranës, të dalë në treg nga përmbaruesi Baftjar Nela.

Sipas përmbaruesit, 'çështja do gjykohet në themel'.

66% e aksioneve të Tiranës dolën në ankand pasi "Halili sh.p.k" i detyrohet kreditorit Abedin Treza një shifër prej 1.5 milionë euro, plus 25 milionë lekë të rinj edhe përqindjet gjatë këtyre viteve, duke qenë se vendimi në fjalë në favor të kreditorit është marrë në 2019.

Shuma që presidenti i Tiranës detyrohet është rreth 2.4 milionë euro. 

 


Video