Asllani debuton si titullar në Champions, por Inter mundet nga Bayern. Liverpool fiton pastër ndaj Napolit

1 November 2022, 23:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asllani debuton si titullar në Champions, por Inter mundet nga Bayern.
Inter mundet nga Bayern

Kristjan Asllani debutoi sonte si titullar në Champions League, në ndeshjen që Interi humbi 2-0 në transfertë ndaj Bayern Munchen.

Mesfushori shqiptar luajti 90 minuta të plota në “Allianz Arena”, në një ndeshje pa shumë histori, që u zgjidh nga golat e Pavard (32’) dhe Choupo-Moting (72’).

Kështu, bavarezët e mbyllin grupin në vendin e parë, me pikë të plota, ndërsa Interi në vendin e dytë, me 10 pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Barcelona fitoi 4-2 ndaj Viktoria Plzen.

Ndërkohë, në grupin D ekipet e kualifikuara për më tej janë Tottenham dhe Eintracht Frankfurt, pas fitoreve përkatëse 2-1 respektivisht ndaj Marseille dhe Sporting.

Në supersfidën e grupit A, Liverpool mposhti 2-0 Napolin, me golat e Salah dhe Darwin Nunez në fundin e ndeshjes. Edhe pse me pikë të barabarta (15), Napoli kalon si e para e grupit për shkak të golaverazhit, ndërsa Liverpool do të kënaqet me vendin e dytë.


Video