VIDEO/ Dhuna e pashmangshme nga futbolli shqiptar, arbitri goditet me sende të forta në kokë

30 October 2022, 18:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Dhuna e pashmangshme nga futbolli shqiptar, arbitri goditet me sende
Momenti kur goditet gjyqtari

Ndeshja mes Delvinës dhe AF Elbasanit në Kategorinë e Dytë është ndërprerë sot pas një episodi në fraksionin e dytë të lojës nga i cili mbeti i dëmtuar gjyqtari i sfidës.

Gjyqtari Xhulio Agolli nuk akordoi penallti për Delvinën dhe në momentet e tensionit që vijuan pas këtij vendimit, nga tribunat fluturuan objekte me një prej tyre që goditi në kokë gjyqtarin duke e lënë të gjakosur në tokë.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur gjyqtari goditet nga një send që fluturon nga tribuna dhe lojtarët e Delvinës dhe Elbasanit që sinjalizojnë menjëherë që të marrë ndihmën mjekësore teksa qetësojnë edhe tifozët e acaruar jashtë rrethimit të stadiumit.


Video