Armenia mund të jetë ndeshja e fundit e kombëtares nën drejtimin e Edi Rejas, por në konferencën e zakonshme për shtyp para miqësores, tekniku italian la të kuptohet se projekti i tij me Shqipërinë do të vazhdojë.
“Ka shumë për të rregulluar në aspektin e vëmendjes në fazë mbrojtëse dhe qetësisë në sulm. Nëse do të kishim një sulmues që konkretizon do të ishte ndryshe. Ndaj Armenisë nuk ka rëndësi rezultati. Mua më intereson cilësia e futbollistëve dhe ajo që do të më tregojnë në mënyrë që të mbështetem tek ata për të ardhmen. Kështu që ndaj Armenisë do të shihni disa të rinj”, u shpreh Reja.
Kombëtarja është nën një proces të vazhdueshëm rinovimi dhe për këtë arsye Reja tregon se stafi i tij po mban nën vëzhgim shumë lojtarë të rinj.
“Kemi rreth 40 lojtarë që po i mbajmë nën vëzhgim. Po vlerësoj se cilët mund të marrim për kualifikueset e radhës apo vitet që vijnë. Integrimi nuk është i lehtë pasi janë breza të ndryshëm. Më duhet të vlerësoj mirë cilësitë”, tha Reja.
Hadroj, Gurishta, Hadroj, Muçi dhe Skuka do të jetë titullarë pasi tekniku kërkon të provojë cilësitë e tyre në një ndeshje të tillë. Tekniku shprehu bindjen se të gjithë këta lojtarë kanë treguar vlera.