Rasti i veçantë i Svilar: Pse portieri më i mirë i Serie A nuk luan për asnjë kombëtare

24 September 2026, 18:59Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mile Svilar
Mile Svilar

Mile Svilar u shpall për të dytin vit radhazi portieri më i mirë i Serie A, por nuk është pjesë e Belgjikës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Portieri i Romës ka lindur dhe është rritur në Belgjikë nga prindër serbë dhe ka përfaqësuar Belgjikën në të gjitha nivelet e moshave, nga U15 deri në U21.

Në shtator 2021, pas këshillës së babait të tij, ish-portierit të Serbisë Ratko Svilar, ai pranoi grumbullimin nga kombëtarja serbe. Svilar luajti një miqësore ndaj Katarit, ku bëri debutimin me Serbinë.

Megjithëse ishte vetëm një ndeshje miqësore, për FIFA-n ajo konsiderohet paraqitje zyrtare dhe nuk e lejon portierin të ndryshojë sërish kombëtare. Pas kësaj, Svilar vendosi të përfaqësonte Belgjikën, por vendimi nuk e zgjidhi problemin e krijuar nga paraqitja me Serbinë.

Rikthimi te Serbia gjithashtu nuk shihet si një mundësi, pasi federata serbe nuk e konsideron më portierin si kandidat për grumbullim.


Video