Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më herët në Parlament, për të marrë pjesë në votimin e reformës territoriale.
Në këto momente, Rama ka thirrur Erion Braçen për negociata në një nga zyrat e Kuvendit.
Votimi zhvillohet pas një seance të gjatë parlamentare, të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale.
Gjatë ditës, reforma ka qenë në qendër të diskutimeve në Kuvend, ndërsa jashtë godinës janë zhvilluar edhe protesta kundër saj.
Rama kishte marrë pjesë më herët edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përpara nisjes së seancës plenare ku kërkoi votimi e reformës nga të gjithë deputetët e PS.