Rama në Bruksel: Shqipëria do mbyllë negociatat deri në fund të 2027-tës

3 November 2026, 14:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama në Bruksel: Shqipëria do mbyllë negociatat deri në fund

Kryeministri Edi Rama, nga Brukseli, ku mori pjesë në “EuroNews Enlargement Summit” sot më 3 nëntor, ka komentuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se Shqipëria po punon fort që të mbyllë negociatat me BE-në brenda vitit 2027. Kryeministri shqiptar vlerësoi se Tirana zyrtare vijon që të bëjë detyrat e saj dhe se vendimi është një çështje, që nuk varet nga Shqipëria.

“Me Bashkimin Europian nuk i dihet kurrë, sepse ka pasur raste që edhe afatet janë shkelur. Ne dimë se ka një plan dhe ne po punojmë që të mbyllim negociatat. Kur vjen puna tek 27 vendet e BE-së, kjo është më e ndërlikuar. Shqipëria parashikon se do i mbyllë negociatat deri në fund të vitit 2027. Ne bëjmë punët tona, që na janë ngarkuar. Ne nuk jemi Zvicra, kemi probleme dhe prandaj jemi në procesin e integrimit për në Bashkimin Europian.

Po ne kemi probleme dhe ne në këtë proces po përballemi me problemet që kemi. Kemi ardhur nga një histori mizore dhe jemi këtu duke ecur me hapa galopantë. Për ne, pikë referimi është Bashkimi Europian. Me BE-në, është një martesë, që është e parashikueshme. Kemi punuar shumë fort, nuk ka qenë e lehtë dhe ekipi ynë në Bruksel ka punuar për integrimin”, tha Rama.


Video