
Policia vijon me të njëjtën ‘strategji’, hedh ujë për të shpërndarë protestuesit.
Nga ana tjetër, protestuesit vijojnë me rezistencën e tyre, ndërsa këtë të shtunë kanë hedhur në tokë gozhda dhe mjete të tjera metalike për të shpuar kështu gomat e automjeteve.
Protestuesit janë të ndarë në dy grupe.
Një pjesë në sheshin “Skënderbej” dhe pjesa tjetër në bulevard.
Në bulevardin “Zhan D’Ark, të udhëhequr nga reperi i njohur si Stresi, protestuesit po gjuajnë me breshëri molotovësh e fishekzjarrësh ndaj efektivëve ndërsa më pas janë tërhequr.
Protestuesit i kanë vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit.
Një grup protestuesish i kanë vënë zjarrin edhe Teatrit të Kukullave në Tiranë.

Ata hodhën disa molotovë drejt Teatrit dhe më pas pjesa e jashtme e tij u përfshi nga flakët.