Protestues të “dënuar”?! Kush e futi në kurth Ramën brenda Kryem...
23 October, 16:02Fokus

Gazi lotsjellës ka përfshirë sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 12-të të protestës.
Protestuesit po tentojnë të riorganizohen për të rinisur marshimin drejt Kryeministrisë, por po shpërndahen nga efektivët e policisë me gaz lotsjellës.
Më herët, protestuesit qëlluan me mjete të forta godinën e Bashkisë së Tiranës, duke thyer dritaret e institucionit.
Numri i protestuesve këtë të shtunë është i konsiderueshëm, pasi protestës i është bashkuar edhe PD, e bën më të vështirë për uniformat blu shpërndarjen totale të turmës.