“Me plumba gome, vazhdoni”/ Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria! (Urdhri nga megafoni)

24 October 2026, 15:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Me plumba gome, vazhdoni”/ Tjetër përballje mes

Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve.

Kanë qenë këta të fundit që kanë sulmuar me gurë efektivët dhe makinat e autoboteve, teksa në një moment kanë hedhur edhe një mjet piroteknik.

“Me plumba gome, vazhdoni”, dëgjohet një urdhër nga megafoni.

Pas pak çasteve policia ka vënë në veprim autobotet dhe ka hedhur gaz lotsjellës, duke shpërndarë momentalisht protestuesit.


Video