Protestues të “dënuar”?! Kush e futi në kurth Ramën brenda Kryem...
23 October, 16:02Fokus
Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar.
Disa prej të rinjve të pranishëm në tubim kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së ministrisë.
Ndërkohë policia është përgjigjur duke i shpërndarë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Para ministrise se Arsimit jane mbledhur studentët dhe protestues të tjerë duke shprehur pakënaqësite e tyre dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përplasjet vijnë në një moment kur protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në tubim, ndërsa mesazhet e tyre janë përqendruar te kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë që studentët kanë refuzuar edhe kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dialog.