Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në Korçë/ Arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës dhe pamjeve filmike!

24 October 2026, 09:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në Korçë/

Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte. 

Ngjarja është denoncuar nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi vuri re se prej disa ditësh djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas hetimeve paraprake, fëmija i ka treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja.

Pas kallëzimit, policia ka kryer veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike. Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.


Video