“Ose ne ose ai, nuk ka rrugë tjetër”, studentja: Ne nuk dorëzohemi!

24 October 2026, 14:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ose ne ose ai, nuk ka rrugë tjetër”, studentja: Ne nuk
Protesta

Studentët kanë nisur protestën para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama.

Një studente teksa foli për mediat, tha se nuk ka dialog me kryeinistrin sepse ata kërkojnë vetëm largimin e tij.

“Ose ne, ose ai. Nuk i ka mbetur rrugë tjetër, përveçse të ikë. Tani që na ka vrarë, duhet vetëm të ikë. Nuk mund të dialogohet më me kryeministrin”, u shpreh një studente e pranishme në protestë.

Ajo tha se ka marrë pjesë në tubime që prej protestës së Flamingos, ndërsa akuzoi policinë se po nxit dhunën gjatë protestave.

Studentja u bëri thirrje të rinjve që t’u bashkohen protestave, duke theksuar se frika nuk duhet t’i pengojë ata të shprehin qëndrimet e tyre.

“Nuk duhet të kemi frikë, duhet të zhduket frika, sepse këtë po përpiqen të bëjnë, të na frikësojnë”, deklaroi ajo.


Video