Protesta e 130-të, aktivistët kërkojnë tubim masiv nesër para Parlamentit kundër reformës territoriale

7 October 2026, 20:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e 130-të, aktivistët kërkojnë tubim masiv

Pas ankesave e denoncime para Kryeministrisë lidhur me qeverisjen e vendit nga kryeministri Edi Rama, edhe në protestën e 130-të qytetarët nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve t’u bashkohen për një Shqipëri më të mirë.

Ata bënë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme para Parlamentit, ku pritet të diskutohet reforma territoriale dhe t’i ndalojnë deputetët të hyjnë në seancën plenare.


Video