Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët shprehet të vendosur se revolta nuk do të ndalet dhe se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme.
Protestuesit marshuan në kryeqytet, “arrestoni Ramën”, arrestoni Ballukun, “Shqipëria kërkon revolucion”.
Gjatë marshimit kanë ndezur edhe flakadanë.
Më herët u zhvillua edhe takimi i Presidentes së Komisionit Europian Von der Leyen me kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët u organizuan në lokacione të ndryshme të Bulevardit për shkak se nuk u lejuan nga policia të mbanin tubimin para sheshit të Kryeministrisë.

Gjatë fjalimeve, përpara Kryeministrisë, aktivistët thanë Von der Leyen duhet të dijë se se në BE shqiptarët nuk shkojnë me Edi Ramën, me Agasin, Belinda Ballukun.