
Dy apartamente të konfiskuara janë kthyer në një hapësirësociale në shërbim të grave dhe vajzave viktima të dhunës, si dhe fëmijëve të tyre, përmes ngritjes së Qendrës së Emergjencës të prezantuar sot në Tiranë.
Qendra është realizuar nga Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe The Nando & Elsa Peretti Foundation, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse shtetërore.
AAPSK ka mbështetur konkretisht këtë nismë duke i dhënëSICA-s në huapërdorje dy apartamente të konfiskuara. Pasuritë janë vënë në funksion të krijimit të një qendre qëofron strehim emergjent dhe shërbime mbështetëse përviktimat e dhunës.
Gjatë ceremonisë, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi se përdorimi social i pasurive të konfiskuara është një nga mënyrat më konkrete për t’ua rikthyer këto aseteqytetarëve dhe komunitetit.
“Një pasuri e konfiskuar merr një vlerë të re kur vihet nëshërbim të njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Përmes përdorimit social, pasuritë që dikur lidhen me veprimtari të paligjshme kthehen në instrumente solidariteti, mbrojtjeje dhe interesi publik. Kjo qendër është një tjetërshembull konkret i asaj që synojmë: që asetet e konfiskuara t’i rikthehen shoqërisë duke krijuar një ndikim real dhe të prekshëm.” – u shpreh Xhaja.
Sipas projektit, rreth 140 gra, vajza dhe fëmijë parashikohet të jenë përfitues të drejtpërdrejtë. Qendra do të mundësojëstrehim të menjëhershëm dhe të sigurt deri në 72 orë, krahasmbështetjes psikosociale, ndihmës ligjore dhe mjekësore, ndërhyrjes në krizë dhe referimit drejt shërbimeve afatgjata të mbrojtjes dhe riintegrimit.
Hapja e Qendrës plotëson një boshllëk të rëndësishëm nësistemin e mbrojtjes, pasi deri në ngritjen e saj në Tiranë mungonte një shërbim i dedikuar për strehimin emergjent 72-orësh të viktimave të dhunës dhe fëmijëve të tyre.
Në ceremoninë e lançimit morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave partnere, mes tyre Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Klodiana Spahiu, Kryeadministratorja e AAPSK Risena Xhaja, zvministrja e Brendshme, znj. Silva Caka, Ambasadorii Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, z. Murat Sahin,përfaqësues të Ambasadës së Francës dhe Ambasadës së Holandës, Koordinatori Ekzekutiv i The Nando & Elsa PerettiFoundation, Stiven Shala, etj.
Nisma përfaqëson një shembull të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, duke i shndërruar ato nga asete të administruara nga shteti në hapësira që krijojnë drejtpërdrejtvlerë sociale dhe mbështetje për kategoritë në nevojë.