Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë, dalin fotot e autorit në momentin e ekzekutimit!

25 September 2026, 14:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dalin fotot e autorit të dyshuar për vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Sarandë.

Në fotot e siguruara, autori shfaqet i maskuar me skafandër në kokë, i veshur me një xhup të gjelbër dhe pantallona të zeza. 

Në duar mban dy armë zjarri.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes së 44-vjeçarit.

 Pamjet e kamerave të sigurisë konsiderohen një prej provave që po analizohet nga grupi hetimor për të rindërtuar dinamikën e atentatit dhe lëvizjet e autorit para dhe pas ngjarjes.



Video