Prapaskenat në Bruksel: Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së

4 November 2026, 18:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prapaskenat në Bruksel: Rama tentoi fshirjen e “paragrafit

Deri në mbrëmjen e djeshme të 3 nëntorit Edi Rama po shpresonte.

Prej dy javësh ai personalisht, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe miq të huaj të kryeministrit shqiptar, po përpiqeshin të bindnin Drejtorinë e Zgjerimit në Komisionin Evropian, që të shmangnin nga Raporti i përvitshëm rastin e Belinda Ballukut.

Një burim diplomatik i tha Hashtag.al se dy qeveri evropiane janë në dijeni të përpjekjeve të Ramës dhe rrjetit të tij të lobistëve, ndërsa mbrëmjen e së martës disa prej tyre janë kontaktuar dhe u është dhënë mesazhi se mund të hynin në shtigje të gabuara duke favorizuar Edi Ramën.

I njëjti burim diplomatik tha se prej disa javësh Edi Rama ka ftohur marrëdhëniet si dhe ka pakësuar kontaktet me Marta Kos; kjo e fundit mund të ketë qenë më herët objekt i kritikave nga qeveritë evropiane për favorizim të Edi Ramës.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha ka kuptuar në takime me përfaqësues së disa shteteve evropiane se qeveria shqiptare është në survejim konstant sidomos për 3 çështje:

a) Implikimet e anëtarëve të qeverisë (dhe familjarëve të tyre) me narkotrafikun

b) Implikimet e anëtarëve të qeverisë (dhe familjarëve të tyre) me dosjen AKSHI- Agasi

c) Dosja Balluku


Video