Zgjedhjet në Serbi, Presidenti Begaj uron Shaip Kamberin: Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë

18 December 2023, 17:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet në Serbi, Presidenti Begaj uron Shaip Kamberin: Mbështetja e
Shaip Kamberi dhe presidenti Begaj

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Presidenti i uroi atij suksese për rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë  t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!”, i deklaroi atij Presidenti Begaj.

Në zgjedhjet e 17 dhjetorit, Shaip Kamberi siguroi sërish mandatin në parlamentin e Serbisë


Video