
Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj, ka bashkuar votat me Partinë Socialiste duke dalë kundër avokatëve të ish-kryeministrit për të pezulluar ose shtyrë mbledhjen ku shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.
“Nuk ka një vendim të Kushtetueses për të pezulluar këtë procedurë.
Besoj se avokatët kanë të drejtën që pas kësaj procedure të paraqesin kërkesë të re ose të bëjmë shtesë.
Kërkesa e tyre të mos pranohet”, tha Alibeaj gjatë mbledhjes.
Gjithashtu edhe kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi doli kundër kërkesës së avokatëve të Sali Berishës duke u shprehur se nuk ka bazë ligjore.
“Nuk ka asnjë bazë ligjore proceduriale, për të kërkuar pezullimin. Unë po e shoh kërkesën që keni bërë në Kushtetuese dhe nuk kërkoi pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit.
Keni kërkuar vetëm pezullimin e masave shtrënguese, por jo të përdorurave parlamentare për dhënien e autorizimit.
Nuk ka arsye pse ta pezullojmë. Nga ana proceduriale do të duhet ta marrë një vendim”, tha kreu i Grupit të PS-së.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se: “Vijojmë me procedurën, nëse do të kishim një vendim të Kushtetueses deri në 12 për pezullimin do e kishim bërë.”