Zgjedhjet lokale, PD rrezikon regjistrimin për shkak të gjyqit

5 Shkurt 2023, 21:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Selia e PD

Teksa demokratët prisnin një datë gjyqi mbi pronësinë e partisë, për Gjykatën e Apelit dosja e PD ishte barabartë me çdo qytetar të thjeshtë, por jo për të djathtët.

Për ta caktimi i gjyqtares që do vendosë për sherrin partiak nuk është fitore, por tregues se sa larg është gjyqi për fatin e PD.

Me zgjedhjet pas porte dhe në mungesë të një zgjidhje juridike, ekspertët zgjedhorë mendojnë se skenari që partia më e madhe e opozitës të mos regjistrohet në zgjedhje, është më i mundshmi.

“Partia Demokratike mund të ndodhi që të mos jetë pjesë e garës“- shprehet ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume.

Regjistrimi i Partisë Demokratike është kthyer në një pazëll disi të ngatërruar pasi të dyja grupimet brenda PD pritet të kenë vështirësi në plotësimin e dokumentacionin që vërteton se kujt i takon logo dhe vula e partisë.

“Ka një ngërç ligjor sepse ti je i mandatuar për të zëvendësuar ish kryetarin e partisë Basha por një-ish kryetar partie që nuk ekziston më. Pra je i mandatuar për të zëvendësuar një person qe nuk e ka me  funksionin e partisë. Por, ndërkohe ne kemi një ngërç në vijim që grupi i Berishës po pret vendimin e gjykatës. Ne këtë moment shohim që të dyja grupimet nuk mundet të regjistrohen dot“, shprehet Gerta Meta, drejtuese e koalicionit të vëzhguesve vendore.

Në këto kushte zgjidhja kërkohet të merret nga vetë demokratët.

“Ka një rrugë të zgjidhjes problemit qe është vendimmarrja e dy grupimeve të PD për të gjetur mes vetit zgjidhjen me të mirë në interes të anëtarësisë së PD dhe te gjithë qytetarëve”– shton Kume.

“Urojmë që PD në zgjedhje të regjistrohet si parti që do të përfaqësoje denjësisht opozitën dhe mos mbetemi në kuadrin edhe zgjedhjet e 14 majit do jene nën logon vetëm te një partie siç ishte në 2019″, shton Meta.

Sherri për pronësinë e Partisë Demokratike parashikohet të kalojë të gjitha hallkat e gjyqësorit, por me afatet zgjedhore që po ngushtohen, testi i parë dhe me i shpejtë prite të jetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./TCH

Video