Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë: Ushtria ruse qëlloi civilët pas koke

3 May 2022, 13:21Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë: Ushtria ruse qëlloi

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ne fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, u shpreh se ushtria ruse ka plaçkitur e vrarë njerëz të pafajshëm.

‘Kanë plaçkitur gjithçka në territoret e pushtuara. Të moshuarit thonë se nuk kanë parë mizori të tilla dhe më parë tani po shohin ushtrinë ruse si qëllojnë fëmijët. Banorët janë zënë robër në fshatra.  Në zonat e çliruara ne gjejmë varre masive, njerëz me duar të lidhura, me brinjë dhe krah të thyera. Shpesh herë, prej tyre të qëlluar një pjesën më të madhe pas kokës. Ushtria ruse nuk i la as të varrosen, por i la në rrugë ‘- tha Zelensky.

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky telefonoi dhe kryeministrin Edi Rama më 5 mars teksa biseduan lidhur me situatën e luftës. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira.


Video