Zëdhënësja e Bashës pyet Berishën: Pse e mohove Erzen Breçanin? A e ke urdhëruar që të sulmojë...

25 November 2023, 19:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zëdhënësja e Bashës pyet Berishën: Pse e mohove Erzen
Erzen Breçani / Sali Berisha

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës ditën e sotme nga qyteti i Lezhës.

Karabina i ka quajur takimet e Berishës në qytetet shqiptare si "tur kundër drejtësisë", ndërsa i ka drejtuar disa pyetje lidhur me Erzen Breçanin.

Zëdhënësja e PD-së, thotë se Berisha duhet t'i përgjigjet pyetjes se pse e ka mohuar Breçanin dhe nëse e ka urdhëruar këtë të fundit të sulmojë selinë e Partisë Demokatike në përplasjen e ashpër të 8 Janarit.

Deklarata e plotë:

Berisha ka frikë!

Në turin e tij kundër drejtësisë Sali Berisha ka vijuar edhe sot me shpifjet dhe mashtrimet.

Arsyeja pse Sali Berisha vazhdon me akuzat ordinere është frika e tij.

Sot ai e di që nuk e shpëton dot as Edi Rama, pasi është i izoluar nga ndërkombëtarët dhe i kërkuar nga drejtësia.

Por, Sali Berisha bën mirë t’u tregojë demokratëve që i ka shndërruar
në mburojë të halleve të tij:

- Pse e mohoi Erzen Breçanin?

- A e ka urdhëruar Erzen Breçanin të pergatisë logjistikën për të sulmuar PD- në më 8 janar?

- Pse i fshihet drejtësisë?

- A i ka kërcënuar prokurët e SPAK-ut dhe Gjygjëtarët?

Me shpifje e mashtrine Sali Berisha vetëm zgjat ankthin e tij por hallin nuk e zgjidh dot!


Video