Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE: Gratë duhet të fuqizohen që dhuna të eleminohet!

25 November 2023, 14:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE: Gratë duhet të
Tiny Kox/ Etilda Gjona

Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka arritur një shkallë dëshpëruese në mbarë globin.

Një raport i Kombeve të Bashkuara zbuloi kohët e fundit se një në çdo tre gra, afërsisht 736 milionë në mbarë botën, kanë duruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Nga dhuna e partnerit intim deri te ngacmimi seksual, këto forma të ndryshme abuzimi janë thellësisht të dëmshme për gratë. 

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox, në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, është shprehur se: ato janë ndër të parat që kufizohen kur demokracia është nën kërcënim.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më serioze të të drejtave të njeriut në të gjithë Evropën dhe më gjerë në botë, e rrënjosur thellë në forma të shumta të pabarazisë gjinore dhe diskriminimit. Pavarësisht progresit, ligjeve dhe politikave më të mira në shumë shtete, të drejtat e grave mbeten nën kërcënim: ato janë ndër të parat që kufizohen kur demokracia është nën kërcënim," deklaroi Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave (25 nëntor).

Nëse duam ti japim fund dhunës ndaj grave dhe vajzave duhet të vazhdojmë luftën për të drejta të barabarta. Gratë dhe vajzat kanë nevojë për akses të barabartë në burime dhe mundësi, në mënyrë që të kenë kontroll mbi zgjedhjet dhe fatet e tyre. Për të arritur këtë, gratë dhe burrat duhet të bashkohen. Gjithashtu, burrat dhe djemtë duhet të lujanë një rol kyç për të siguruar barazinë gjinore, parandalimin dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave," nënvizoi më tej Presidenti.  

Raportuesja e Përgjithshme e Asamblesë për Dhunën ndaj Grave, Etilda Gjonaj, ka pohuar se duhet të ndryshojmë mendësinë patriarkale. 

"Për të luftuar efektivisht kundër dhunës ndaj grave, duhet të ndryshojmë mendësinë patriarkale që përjetëson dhe normalizon dinamikat e pabarabarta të fuqisë, të cilat janë nje sfidë thelbësore për barazinë gjinore. Hapi i parë drejt ndryshimeve të domosdoshme është fuqizimi i grave dhe vajzave në të gjithë diversitetin e tyre.

Në këtë kontekst, mirëpres shpalljen e Çmimit Vigdís të  Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për Fuquzimin e Grave. Është thelbësore që të mbështesim akses të përmirësuar në arsim, burime ekonomike (me fokus në buxhetim gjinor) dhe informacion shëndetësor, si dhe angazhim më i madh në vendimarrje për gratë dhe vajzat.

Kjo do të kontribuojë në shkatërrimin e disbalancave ekzistuese të fuqisë dhe krijimin e një bote më të drejtë dhe të barabartë për brezat e ardhshëm. Ne duhet të punojmë me parlamentet kombëtare, të angazhohemi me shoqërinë civile dhe të bashkëpunojmë gjerësisht me aktorët e tjerë.

Duke adresuar shkaqet kryesore të dhunës me bazë gjinore, Asambleja synon të hapë rrugën për ratifikimin dhe zbatimin e gjerë të Konventës së Stambollit në të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Europës, me qëllim kryesor nxitjen e barazisë gjinore dhe eleminimin e dhunës ndaj grave në thelbin e saj," përfundoi deklaroi Raportuesja e Përgjithshme e Asamblesë për Dhunën ndaj Grave, Etilda Gjonaj.


Video