Kriminelët shqiptarë në Dubai, Balla: Kemi tentuar t'i ekstradojmë, autoritetet vendase s'na kthejnë përgjigje

23 November 2023, 21:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kriminelët shqiptarë në Dubai, Balla: Kemi tentuar t'i
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Dubai është kthyer në një parajsë të shkelësve të ligjit nga mbarë bota, përfshirë edhe ata nga Shqipëria.

Disa nga njerëzit më të rrezikshëm të kërkuar për vrasje, trafik droge, mashtrim apo krime të tjera të rënda, qëndrojnë në Dubai pasi autoritetet vendase kanë një politikë për mosekstradimin e tyre në asnjë vend të botës.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se këtë shqetësim e ka diskutuar edhe me sekretarin e pëgjithshëm të Interpolit. Ai tha në “Opinion” se në muajin janar planifikon të shkojë në Abu Dhabi për të diskutuar me autoritetet çështjen e ekstradimeve.

Balla tha se autoritetet shqiptare, përmes ambasadës në Abu Dhabi kërkojnë informacion nga kolegët vendas, por nuk marrin përgjigje.

“Sa i përket Dubait, për mua është një sfidë, është një sfidë në kuptimin e pandëshkueshmërisë. Mund të bësh një krim dhe shkon e fshihesh atje. Kam pasur një bisedë me sekretarin e përgjithshëm të Interpolit, do të jem brenda muajit janar për t’i takuar me autoritetet më të larta të Emirateve të Bashkuara për këtë çështje duke përdorur instrumentat e Interpolit. Ka edhe elementë të tjerë siç është politika e dëbimit.

Përmes Ambasadës tonë në Abu Dhabi merret kontakti me autoritetet, por si edhe vendet e tjera, autoritetet nuk u kthejnë përgjigje. Kemi një listë të shqiptarëve në kërkim që janë në Dubai”, deklaroi Balla.


Video