Vlera e makinave në Shqipëri 2.8 miliardë euro, Rama: Edhe thonë që s’ka bukë

7 April 2022, 13:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlera e makinave në Shqipëri 2.8 miliardë euro, Rama: Edhe
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook, disa statistika të cilat tregojnë se vlera e flotës së automjeteve në Shqipëri është rritur me 470% më shumë se në vitin 2012.

“Shikojeni si është rritur edhe vlera e përgjithshme e automjeteve në Shqipëri, ku sipas disave “jo rritje ekonomike nuk ka, po s’ka më as bukë dhe është më keq se ç’ishte” kur ishte ibret jalem fare”, shkruan kryeministri Edi Rama dhe ndan statistikat e mëposhtme.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, të cituara nga Rama, flota e mjeteve në vitin 2021 kishte një vlerë totale 2.8 miliardë euro. Një ndryshim prej 2.3 miliardë euro më shumë se në vitin 2012.


Video