A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kryeministri Edi Rama është parë mbrëmjen e sotme të rikthehet në ambientet e Bashkisë së Tirans, institucion që e ka tashmë kryetarin Erion Veliaj në paraburgim më akuzat e SPAK për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion.
Ndryshe nga vizita në mëngjes, këtë mbrëmje Rama është parë i rrethuar nga stafi i Bashkisë teksa ecën përmes sheshit Skënderbej, për t’iu drejtuar më pas Bashkisë së Tiranës.
Rama është shprehur se forca e tij politike do të ndryshojë qëndrim ndaj SPAK, duke u shprehur publikisht për kritikat, ndryshe nga sa ka bërë më parë, duke zgjedhur heshtjen.
Kujtojmë se pas arrestimit të Veliajt, Andi Seferi është komanduar në krye të bashkisë së kryeqytetit.