Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të enjten votohen në seancë plenare!

11 February 2025, 14:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të enjten votohen në
Kodi Zgjedhor

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në mbledhjen e sotme u vendos që postën për votat nga jashtë t'i paguan shteti.

Gjithashtu është miratuar numërimi i votës së diasporës me komisionerë partiakë. 

U miratua afrimi i afateve për listën e kandidatëve për deputet, ku depozitimi do të bëhet më 12 mars, ndërsa më herët ishte më 22 mars.

Për këtë pikë Partia Demokratike nuk ka rënë dakort dhe votoi kundër. 

Po ashtu Komisioni vendosi që partitë mund të grumbullojnë fonde sa 5-fishi i lekëve që u jep shteti për fushatë.


Video