U arrestua me urdhër të SPAK, Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve brenda tri ditëve

11 February 2025, 11:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U arrestua me urdhër të SPAK, Veliaj pritet t’i delegojë
Erion Veliaj

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, brenda dy-tre ditëve, Erion Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve të bashkisë, shkruan Top Channel.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka qenë në Bashkinë e Tiranës dhe ka zhvilluar një takim me nënkryetarët e bashkisë.

Rama u shpreh më herët se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij po trajtohen si kriminelë. Ai tha se Veliaj u arrestua pa gjyq, ndërsa shtoi se gjykatësi “dënoi” edhe një fëmijë 6 vjeç të cilin nuk ka kush ta shoqërojë në shkollë.

Kryeministri theksoi se procesi hetimor ndaj Veliajt është i çuditshëm, ndërsa shtoi se gjithçka nisi nga një novelë anonime në shkurt të vitit të kaluar kur një person me gjeneralitetet Nesti Angoni kallëzoi në SPAK, kryetarin e Bashkisë së Tiranës.


Video