‘Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe ‘Lëvizja Bashkë’ e drejtuar nga Arlind Qori, kanë lajmëruar protestë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas njoftimeve që janë bërë në faqet e tyre në Facebook, protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë, por në data të ndryshme.
‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Nisma Thurje do të dalin sëbashku në protestë në datën 11 shkurt, pra ditën e nesërme, ndërkohë që nga ana tjetër, ‘Lëvizja Bashkë’ do të dalë në protestë në datën 12 shkurt.
Të trija subjektet politike kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të Veliajt, pasi sipas tyre, ai qëndron pas të gjithë këtyre zhvillimeve.
Lapaj shkruan në postimin e tij në Facebook se Rama nuk duhet të rrijë më asnjë orë në Kryeministri.
Ndërkohë që në faqen e ‘Lëvizjes Bashkë’ në Facebook shkruhet se Veliaj është kloni politik i kryeministrit Edi Rama dhe është sot në burg për 9 vepra penale.