Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët në Bashkinë e Tiranës!

11 February 2025, 11:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët në Bashkinë
Erion Veliaj

Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e kësaj të marte në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetaët e këtij institucioni.

Bashkia e Tiranës ka tre nënkryetarë: Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi.

Vizita e kryeministrit Rama në ambientet e Bashkisë së Tiranës vjen një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili akuzohet nga SPAK për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Video