Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tashmë është në Bllokun e Sigurisë tek Mine Peza në Tiranë.
Pranë tij kanë arritur menjëherë bashkëpunëtorë të afërt, mes të tjerash edhe Drejtori Juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi.
Dokushi shihet se ka disa dokumente në duar, ndërsa hyn brenda Bllokut të Sigurisë, ku ndodhet kryebashkiaku i ndaluar.
Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK gjatë ditës së djeshme, ai u mor nga zyra nga agjentët e BKH-së.