VIDEO për të mos u HUMBUR/ Florjan Binaj gjen “lulishten” e fshehur me inerte!

27 October 2025, 15:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO për të mos u HUMBUR/ Florjan Binaj gjen “lulishten”
Florjan Binaj

Kandidati i pavarur Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet.

Po bëjmë shaka…

Bëhet fjalë për një shesh me inerte e cila qëndron në mes të rrugës “Xhanfize Keko”, ku mijëra qytetarë të kryeqytetit kalojnë me fëmijët dhe ku ndotja është alarmante.

Përmes humorit që e karakterizon, Binaj e përshkruan videon kështu: Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule drrase lulebetoni, lule leshixhami, lule leshiguri.

Me një dizajn shumë elegant, të arkitektëve italianë, Xhorxho lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi”.


Video