Florjan Binaj: Çdo qytetar i Tiranës humb 1 orë në ditë në trafik!

27 October 2025, 15:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Florjan Binaj: Çdo qytetar i Tiranës humb 1 orë në
Florjan Binaj

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, përmes të cilit ndan me ndjekësit problemin e trafikut në Tiranë.

Binaj i është referuara problemit të trafikut të rënduar në Tiranë.

Ai thotë se një qytetar humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik, kohë që ata mund ta kalonin me prindërit apo fëmijët e tyre.

“Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë. Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë ato 15 ditë mund ti kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë”, shkruan Florjan Binaj në Facebook.


Video