Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi ka konfirmuar raportimet se Liburn Aliu, ish-ministër në qeverinë Kurti 2 është emëruar në krye të Portit të Durrësit.
Në një postim në Facebook, ajo tha se është një zgjedhje e goditur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Por ajo që nuk po kuptohet është se përse ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro Furxhiu e fshiu postimin disa minuta pasi e publikoi në faqen e saj në Facebook.
Reagimi i Mirela Kumbaros:
Shumë i bukur lajmi për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit!
Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë Zgjedhje e goditur Belinda Balluku Urime e me krahë të lehta!.
