Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Lulzim Basha, njeriu që akuzohet se ka mbajtur me manipulime, garë fiktive e deri me gazin lotsjellës të Edi Ramës karrigen e Partisë Demokratike, këtë të shtunë flaku tutje karrigen e pushtetit.
Basha u ndal në një takim me të rinjtë nga qyteti i Durrësit dhe pasi flaku tutje një karrige kauçuku tha:
“...dhe këtë do t’u bëj atyre që kanë 22 vjet që s’e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit dhe e kanë katandisur Durrësin, perlën e Adriatikut, simboli i krenarisë sonë, si shqiptarë pasaardhës të ilirëve në një qytet...”
Deklata u bë në një distancë të vogël nga zona ku do të ndërtohet Porti i ri i Durrësit, ku ka pasur akuza se Lulzim Basha është i përfshirë përmes kunatit të tij.