Kandidati i Berishës fiton Shkodrën nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot

24 February 2022, 22:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kandidati i Berishës fiton Shkodrën nëse zgjedhjet do të

36,3% e votuesve shkodranë zgjedhin kandidatin e mbështetur nga Sali Berisha, Bardh Spahia në krye të bashkisë, nëse zgjedhjet e 6 Marsit do të mbaheshin sot.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni do të merrte më shumë vota (26,4%) se kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati (9,9%).

Një në katër (27,4%) votues është i pavendosur ose nuk do të dilte në votim nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Barometri i Euronews Albania pyeti qytetarët me të drejtë vote në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe kandidatët për bashkinë e tyre.

Kandidati i Berishës fiton Shkodrën nëse zgjedhjet do të

Shkodranët që në zgjedhjet e fundit kanë votuar PD, sot mbështesin në mënyrë dërrmuese (70%) kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. 17% e tyre do të votonin kandidatin e PD, Xhemal Bushati.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Shkodër, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

 


Video