Vendimi i Gjykatës së Apelit, Salianji: Jam i dënuar politik nga Fatmir Xhafa!

27 September 2024, 13:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi i Gjykatës së Apelit, Salianji: Jam i dënuar politik nga
Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit burg, u shpreh se urdhrin, sipas tij, e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj.

“Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama e paralajmëroi vendimin në seancë. Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor dje?

Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendim, çfarë e detyroi të shkelte standardin?

Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë e shqetësoi nga ky vendim?


Video