Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua dhe me familjarë të Arjan Salës gjatë takimeve me banorë të Laprakës
Veliaj bashkë me babain e Arjan Salës mbollën një pemë në zonën e Laprakës.
Arjan Sala është heroi që mbeti mes flakëve për të shpëtuar jetën e 20 punonjësve të tjerë gjatë rënies së zjarrit në një qendër tregtare në Tiranë.
Krahas titullit “Dëshmor i Atdheut”, një rrugë në Tiranë mban emrin e 33-vjeçarit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar shumë jetë të tjera.
Ai la pas edhe një vajzë të vogël.