Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS, duke vendosur përfundimisht se në fletën e votimit për Këshilltarët Bashkiakë do të jetë emri i Ilir Metës krahas emrit të koalicionit "Bashkë Fitojmë".
Përfaqësuesit e koalicionit "Bashkë Fitojmë" kishin kërkuar që në fletën e votimit të vendosej emri i Sali Berishës, por kjo kërkesë e tyre nuk është pranuar si nga KAS, po ashtu edhe sot nga Kolegji Zgjedhor.
Sipas institucioneve në fletën e votimit duhet të vendoset emri i Metës si kryetari i partisë më të madhe të koalicionit.
Sot, Kolegji Zgjedhor rrëzoi dhe kërkesë tjetër të koalicionit "Bashkë Fitojmë", i cili kishte kërkuar që të hiqeshin logot nga fletët e votimit, por edhe kjo kërkesë e tyre nuk është pranuar.