Vdekja e ushtarëve amerikanë në Lituani, Rama: Lajm tragjik, qëndrojmë krah SHBA

31 March 2025, 20:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vdekja e ushtarëve amerikanë në Lituani, Rama: Lajm tragjik,

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e të paktën tre ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes në Lituani.

Në rrjetet sociale, Rama thotë se Shqipëria qëndron krah SHBA-së në këtë moment.

Trupat e tre nga katër ushtarëve amerikanë të zhdukur prej ditësh në Lituani u gjetën sot.

“Lajme tragjike nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjeve të fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që përballen ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron pranë Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, shkruan Rama.


Video