Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Madeleine Albright, e para grua Sekretare Amerikane e Shtetit, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Të shumta ka qenë reagimet për ndarjen nga jeta të Albright që ka qenë edhe një mike e madhe e shqiptarëve dhe që luftoi për pavarësinë e Kosovës.
Për këtë arsye, kryeministri Edi Rama duke shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta të Albright ka zgjedhur një foto të saj me Hashim Thaçn. Ky i fundit pse luftoi për pavarësinë e Kosovës, sot ndodhet ne qelitë e Hagës.
“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës #RESPEKT”, shkruan Rama në Facebook.