“Basha e mbylli me opozitën”. Dash Shehi: Duhet të ishte larguar me kohë

22 March 2022, 19:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Basha e mbylli me opozitën”. Dash Shehi: Duhet të ishte

Dashamir Shehi e vlerëson të vonuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, të cilin e fajëson për humbjen më 25 prill dhe për atë më 6 mars.

Shehi, që në zgjedhjet e 25 prillit doli deputet si pjesë e listave të PD-së bën Bashën me faj për luftën e nisur brenda opozitës.

“Nuk ka shumë rëndësi deklarata, rëndësi ka që u largua. Duhet të ishte larguar me kohë, në 25 prill. Kjo humbje më datë 6 kjo është humbje me njëri-tjetrin, por ne garën e kemi me Edi Ramën”, tha ai në një intervistë për ABC.

Sipas kreut të LZHK-së, Lulzim Basha nuk ka më të ardhme në opozitën shqiptare, pavarësisht manovrave që mund të tentohen të bëhen në të ardhmen.

“Lojërat janë mbyllur. Unë them se Basha nuk vlen më për opozitën shqiptare. Ka qenë një tërkuzë e gjatë që nga 25 prilli deri tani që ka prodhuar dhe këtë zallamahinë tjetër. Nëse merremi me këtë punë se si e tha Basha, atëherë kjo punë nuk mbaron ndonjëherë, opozita duhet të ecë përpara. Unë e quaj një histori të mbyllur”, tha Shehi.

 


Video